Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 08:34
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shalën. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton komunën e Gjilanit. (Teatri i qytetit, Gjilan)

11:00
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente, Pejë)

11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-anëtarin e bordit të sindikatës së punëtorëve, Haxhi Arifin. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston ekipën vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00
Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

12:30
Në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshmojnë Vlora Hasimja dhe Lume Sopjani mjeke të QKMF-së në Prishtinë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

14:00
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

(Kosova Sot Online)