Ndalohet për 48 orë Kadri Shala, flet avokati i tij

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 17:45
Ndalohet për 48 orë Kadri Shala, flet avokati i tij

Osman Hoxha, avokat i kryeprotagonistit të aferës së vjedhjes së afro 2.1 milionë eurove nga buxheti i shtetit, Kadri Shalës, është paraqitur para mediave pas përfundimit të intervistimit të klientit të tij.

Avokati tha se intervistimi i gjatë ka shkuar mirë dhe se policët kanë pasur sjellje korrekte me Shalën.

“Ashtu siç jeni edhe ju te informuar… Sot dikun rreth ores 12:45 minuta jemi paraqite. Sjellja ka qene korrekte. Jane respektu te drejtat, lirite… Te njejtit, sapo perfunduam intervisten, iu konfirmua se Prokuroria Speciale ka leshuar udher per paraburgim per 48 ore. Ka udhetu per nje kohe te shkurter per ne Turqi, eshte kthyer sot”, ka thënë avokati.


(Kosova Sot Online)