Parashikimi i motit për të martën dhe të mërkurën

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 18:55
Parashikimi i motit për të martën dhe të mërkurën

Dy ditëve të ardhshme nuk parashihen të reshura, por pritet të mbajë mot kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.

Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta do të ketë mjegull, që deri në orët e mesditës pritet të shpërndahet. Temperaturat mbeten pak më të larta nga vlerat mesatare.

Ditën e premte, në mëngjes parashihen mundësi për reshje të dobëta shiu.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaksohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

27.10.2020 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 18C, e në vise malore 3C deri 14C. Era do të fryj e lehtë nga juglindja 2-3m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

28.10.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë që deri në mesditë pritet të shpërndahet. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 18C, e në vise malore 4C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-5m/s. Indeksi UV: 3.

(Kosova Sot Online)