Italia ia kalon çudisë kosovare, nga muaji i ardhshëm shiten shtëpitë për 1 euro

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 22:43
Italia ia kalon çudisë kosovare, nga muaji i ardhshëm shiten shtëpitë për 1 euro

Disa qytete në Itali janë duke shitur shtëpi të braktisura me çmime të volitshme për të ndalur shpopullimin.

Qyteti piktoresk Salemi në Sicili është i fundit i cili po ofron prona për më pak se çmimi i një kafeje.

Gjatë muajit të ardhshëm, disa dhjetëra shtëpi të shkatërruara do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 euro, ose pak më shumë se një dollar, shkruan BBC.

Kryetari i Salemit shpreson se kjo skemë do të sjellë frymë të re në qytet.

“Të gjitha ndërtesat i takojnë këshillit të qytetit i cili përshpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë. Para se të lansojmë skemën fillimisht duhet t’i rindërtojmë pjesët e vjetra ku shtëpitë janë të vendosura, të rregullojmë infrastrukturën, e gjërat tjera”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)