Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 08:04
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00i Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton në komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ARE 2). (Objekti i Qeverisë)

11:00Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mban konferencë për medie. (Ish-objekti i Rilindjes)

11:00Mbahet ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive. Merr pjesë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve)

13:00Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi raporton në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

13:00Me rastin e 6-vjetorit të themelimit, ETEA bënë hapjen e mini-bibliotekës “Ali Podrimja”. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

14:00Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në komisionin për Buxhet dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

14:00Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, Prishtinë)

17:00Mbahet Dialog socio-kulturor “Libri dhe revolucioni”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

19:00Mbahet mbrëmja e poetikës dhe muzikës, marrin pjesë Bulza Havolli dhe Gëzim Hasani. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)