Vjedhja spektakulare e 2 milionë euro nga arka e shtetit alarm për VETTING të thellë në të gjitha shtyllat e shtetit

Vjedhja spektakulare e 2 milionë euro nga  arka e shtetit alarm për VETTING të thellë në të gjitha shtyllat e shtetit
Vjedhja spektakulare e 2 milionë euro nga  arka e shtetit alarm për VETTING të thellë në të gjitha shtyllat e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 28 October 2020 - 07:58

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Vjedhja është e rëndë. Shumë domethënëse dhe domosdo duhet të përcillet me masa spastruese në çdo fushë të jetës së shtetit. Nuk duhet lejuar që elementët e dyshimtë të ndërtojnë pushtetin. Këtu qëndron shkaku. Në Kosovë kërkohet VETTING në politikë, në pushtet, në organet publike , në administratë, nëpër firma publike et. Por, mbi të gjitha duhet VETTING në organet e drejtësisë. Këtu qëndron e ardhmja e vendit tonë si shtet.

-Ka kohë që tërhiqet vërejtja ndaj pushtetit në Kosove për mos funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe për rreziqet që i kanë ardhur vendit nga veprimet e dëmshme. Vjedhja e mbi 2 milionëve Euro është shembulli më i mirë se ku gjendet drejtësia dhe ku është pushteti i ndërtuar në vend. Natyrisht se drejtësia duhet të vepron. Ajo vepron e pavarur dhe i përgjigjet vetëm ligjit. Kjo është ana juridike por pushteti, shkon dhe tregohet i pa fuqishëm e jo serioz edhe me thirrjen drejtuar vjedhësve për ti kthyer mjetet, duke u gjetur në një gjendje të pazakontë e të pa fuqishme të gjetjes dhe të kapjes së krimineleve. Ky është një veprim qesharak. Pushteti duhet të i ndërtoj radhët e veta me njerëz të kualifikuar dhe besnik. Jo me vjedhës dhe kriminel. Ndaj është thënë se ky pushtet, sikurse ato të mëhershmit, vjen nga subjektet përgjegjëse për gjendjen e rëndë. Vetë kryeministri vjen nga LDK ku vetë kryetari akuzohet për shumë vepra penale.

Pothuajse e tërë struktura udhëheqëse e LDK-së është e dyshuar për korrupsion. Më mirë nuk janë as subjektet tjera politike në koalicion, pa përjashtuar këtu as partitë politike në opozitë. Por, thirrja e qeverisë ndaj kriminelëve, tregon se edhe pse qeveria vije nga subjekti i dyshuar për korrupsion dhe me udhëheqës të dyshimtë, nuk beson në organet e drejtësisë se do ti kapin kriminelët. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet thirrja. Thirrja tregon pafuqinë e pushtetit për ta luftuar korrupsionin, krimin dhe tëra veprimet tjera antiligjore. Nëpërmes kësaj thirrje edhe organet e luftimit të krimit dhe të korrupsionit janë venë para portës. Ato tregohen të pa afta dhe korruptive nga vetë qeveria e vendit. Ndërsa, vjedhja në vetvete, tregon gjendjen ku është vendi në luftimin e krimit...askund.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".