Vdes një person në Ferizaj, e goditi vetura derisa po voziste biçikletën

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 09:49
Vdes një person në Ferizaj, e goditi vetura derisa po voziste biçikletën

Një person në Ferizaj ka vdekur dje pasi është goditur nga një veturë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke e drejtuar biçikletën.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur viktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)