Vetura shkel këmbësoren në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 16:10
Vetura shkel këmbësoren në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

Një këmbësore është shkelur me veturë sot në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti  dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)