Tjetër rast: Një burrë vritet në Francë pasi thirri “Allahu akbar” dhe kërcënoi kalimtarët me thikë

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 12:17
Tjetër rast: Një burrë vritet në Francë pasi thirri “Allahu akbar” dhe kërcënoi kalimtarët me thikë

Policia franceze e ka qëlluar për vdekje një burrë që thërriste “Allahu akbar” në Avignon të Francës jugore pasi i kërcënoi me një thikë kalimtarët e rastit dhe policët.

Incidenti ndodhi vetëm pak orë pas sulmit në Nice, ku tre persona u vranë me thikë nga një sulmues, shkruan Mirror.

Nuk është e qartë nëse dy rastet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ende nuk dihet se cili është motivi i saktë i sulmit në Nice apo nëse ai ka ndonjë lidhje me publikim e karikaturave të profetit Muhamed, gjë që nga myslimanët vlerësohet si blasfemi.

(Kosova Sot Online)