Vdes asamblisti i AAK’së

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 13:33
Vdes asamblisti i AAK’së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton për ndarjen nga jeta të asamblistit të partisë së tij, Muhamet Mustafa.

“Komuna e Obiliqit sot humbi një punëtor dhe aktivist të zellshëm”, shkruan Haradinaj ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të asamblistit të AAK-së, Muhamet Mustafa, na pikëlloi të gjithëve. Komuna e Obiliqit sot humbi një punëtor dhe aktivist të zellshëm.

Me këtë rast, ngushëlloj familjen Mustafa, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, Kuvendin Komunal dhe të gjithë qytetarët e Obiliqit.

E nderuar familje Mustafa, Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë. E kujtofshit birin tuaj Muhametin me kujtimet më të mira.

(Kosova Sot Online)