Arifi: VV-ja preokupim e kanë me shku në zgjedhje

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 08:15
Arifi: VV-ja preokupim e kanë me shku në zgjedhje

Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka thënë se partia e parë sërish po kërkon zgjedhje dhe jo zgjidhje.

Ai shtoi se në zgjedhjet e 28 dhjetorit për këtë gjë kishte paguar LDK-ja, e tani VV-ja është në kërkim

“Është një nismë që në një formë apo tjetër na flet për përgatitje për zgjedhje të reja, jo për një zgjidhje”, ka thënë Arifi.

“Çka e kanë preokupim është vetëm qysh me shku në zgjedhje  me ia lanë fajin opozitës”.

“Njëherë mas j të shkurtit pagoi LDK-ja sepse arriti me e bindë elektoratin që faji është i LDK-së, dhe pagoi LDK-ja me 28 dhjetor”.

“Tash, çka shohim ne, e shohim, ka fillu qashtu edhe mundet me e pa një strategji të re të tregimit të fajtorit, jo të zgjidhjes së problemit”.

(Kosova Sot Online)