Kundër këtij vendimi të policisë ka dalë mikrobiologu, Lul Raka

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 18:21
Kundër këtij vendimi të policisë ka dalë mikrobiologu, Lul Raka

Është njëri nga akterët kyc për të dhënë propozime se si të luftohet përhapja e Covid 19 në vernd. Madje shumica prej rekomandimeve që sot zbatohen në Kosovë vijnë nga Bordi i themeluar nga Qveria e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ky Bord, ndër të tjerash ka rekomanduar që dënimi nuk i kap njerëzit të cilët janë vetëm në veturë e që nuk e kanë të vendosur maskën.

Por një rekomandim të tillë, sic duket nuk po e njeh policia e Kosovës. Nga ky institucion hetimor, para dy ditëve e kanë dënuar pikërisht një anëtar të këtij bordi. Arsyetimi. Nuk kishte maskë, anise ishte vetëm në veturë.

E kundër këtij vendimi të policisë ka dal mikrobiologu, Lul Raka.

“Në takimin e pardjeshëm njëri nga anëtarët e grupit është dënu që s’ka pas maskë në veturë. Nuk ka logjikë, është i padrejtë. Në veturë kur je vetëm nuk ke nevojë që ta bartësh maskën. Nuk ka logjikë”, është shprehur Raka.

(Kosova Sot Online)