Hoti shpreh ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 08:54
Hoti shpreh ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula.

Hoti në Facebook ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të Mulës e ka pritur me pikëllim të madh.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula”, ka shkruar ai.

Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3784855151575811

(Kosova Sot Online)