Tërmeti në Izmir, momenti kur gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 15:12
Tërmeti në Izmir, momenti kur gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat

Fatmirësisht një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Izmir, si pasojë e një tërmeti 6,6 ballë që goditi qytetin ditën e sotme.

Momenti i shpëtimit të saj është duartrokitur dhe pritur me gëzim nga personat që ndodheshin aty.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit janë shembur disa ndërtesa, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve, teksa dyshohet se mund të ketë edhe viktima.

(Kosova Sot Online)