Tërheqja e parave nga Devollët, Telekomi: U rrezikua siguria kombëtare

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 16:30
Tërheqja e parave nga Devollët, Telekomi: U rrezikua siguria kombëtare

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Telekomi i Kosovës goditet për herë të dytë nga Dardafon me zbrazje të llogarisë. Gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluara takime intenzive për ta bindur Dardafon që të nënshkruaj marrëveshje për të cilen tashmë ishin dakorduar në prani të Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në afatë prej 24 mujash, por si duket në fund nuk arritën ta bind Dardafonin për nënshkrim të marrëveshjes ku këta fillimisht këta kanë bllokuar llogaritë ndërsa sot edhe i zbrazen.

Me zbrazjen e sotme të llogarisë Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtor të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës. Telekomi në këtë rast ka qen i pafuqishëm që të marr çfardo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë.

Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke pëfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveq tjerash me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojm urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje.

(Kosova Sot Online)