MKRS ndihmon 167 të rinj të hapin biznese start-up, Dumoshi publikon listën e përfituesve

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 12:22
MKRS ndihmon 167 të rinj të hapin biznese start-up, Dumoshi publikon listën e përfituesve

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka njoftuar se në Kosovë do të hapen 167 start-up biznese të reja nga të rinjtë, me mbështetje të dikasterit të cilin ajo e drejton.

Domushi ka thënë se COVID-19 nuk e ka ndalur vizionin dhe forcën e të rinjve, teksa ka publikuar edhe listën e përfituesve të kësaj mbështetjeje.

“Mbështetje për rininë e Kosovës! 167 start-up biznese të reja do të hapen nga të rinjtë e Republikës së Kosovës, si rezultat i mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Situata me COVID-19, nuk ndali vizionin dhe forcën e madhe të të rinjve. Me përkrahjen e MKRS-së 167 të rinj do të nisin start-up biznese në Kosovë”, ka shkruar Dumoshi ndër tjerash.

“Si ministre, vazhdimisht e kam përcjellë me shumë optimizëm zhvillimin e programit të ndërmarrësisë dhe trajnimeve profesionale për përgatitje në treg të punës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)