Vrull tensioni politik, Trump dhe Biden kërkojnë vota në ditën finale të fushatës

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 15:43
 Vrull tensioni politik, Trump dhe Biden kërkojnë vota në ditën finale të fushatës

Në orët e mbylljes së fushatës presidenciale në SHBA, presidenti Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden po ofrojnë vizione të kundërta lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Derisa presidenti aktual kërkon mbështetjen e amerikanëve në shtetet e papërcaktuara, kundërshtari i tij e ka të nevojshme një fitore në Pensilvani, raporton The Wall Street Journal.

Në një vrull tensioni politik në SHBA, ankth shëndetësor dhe pasiguri ekonomike, kandidatët kanë zhvilluar fushatat e tyre të fundit të hënën.

Biden ka zhvilluar fushatë në Filadelfia dhe Ohajo, ndërsa Trump po shpreson ta rrisë mbështetjen me një ‘tour’ në të gjithë Karolinën e Veriut, Pensilvania, Wisconsin dhe Michigan.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë thënë se numërimi mund të zgjas për shkak të vëllimit të fletëvotimeve me postë që marrin kohë shtesë.

Në sondazhin e fundit të realizuar nga WSJ, Biden dominon Trumpin me 52% të mbështetjes, kunrejt 42% sa ka Trump. Sidoqoftë, sondazhi zbulon se gara po ngushtohet në shtetet kryesore.

(Kosova Sot Online)