Prishtinë – 44 vjeçari ndërron jetë pasi bie në hapësirën e ashensorit

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 21:01
 Prishtinë – 44 vjeçari ndërron jetë pasi bie në hapësirën e ashensorit

Një 44 vjecar ka ndërruar jetë në Prishtinë pasi po punonte në njërën prej hapësirave të ashensorëve.

Lajmin  e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në  Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe  ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. Derisa ka qenë duke punuar ka rënë në hapësirat që lihen për lift. Objekt i pa përfunduar -në ndërtim e sipër”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovë Flora Ahmetaj

(Kosova Sot Online)