Kështu sillej Kujtim Fejzullahi kur kthehej në fshatin e tij në Maqedoni, flasin fqinjët e tij

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 20:15
 Kështu sillej Kujtim Fejzullahi kur kthehej në fshatin e tij në Maqedoni, flasin fqinjët e tij

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopekë në Tetovë. 20-vjeçari njihet shumë pak nga banorët e këtij fshati, pasi ai kthehej atje vetëm për disa ditë pushime.

Banorët janë shprehurse nuk kanë parë asnjëherë shenja radikalizmi tek Kujtimi apo familja e tij.

Ata shprehin konsideratë për familjen Fejzullahu dhe asnjëherë nuk kanë vërejtur për djalin e vetëm të tyre shenja të radikalizmit (familja ka dhe një vajzë).

Pjesëtarë të familjes së afërt nuk dëshirojnë të flasin për atë që ka ndodhur. Për shtëpinë kujdeset gjyshi i 20-vjeçarit, i cili për shkak të trishtimit të thellë nuk gjen dot fjalët. Atyre ende nuk u besohet që djali i tyre ka mundur të kryejë një akt të tillë.

Të gjithë me lot në sy dhe refuzojnë që të dalin para kamerave. Drojë shfaqin dhe banorët e fshatit. Frikësohen se pas ngjarjes mund të njollosen me epitetin e radikalizmit pas kësaj.

Banorët thonë se e njohin personalisht të riun shumë pak pasi ai kthehej në Maqedoninë e Veriut vetëm për pushime dhe nuk kishte kontakt me ta.

Ata tregojnë se, hera e fundit oshte gjatë vitit të kaluar për pushimet dimërore. Mësohet se, në Austri nuk ka jetuar me prindërit por ka qëndruar ndarazi në një banesë tjetër.

(Kosova Sot Online)