Zeka beson se Biden zgjidhet president por thotë se Kosovës i konvenon fitorja e Trumpit

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 21:35
 Zeka beson se Biden zgjidhet president por thotë se Kosovës i konvenon fitorja e Trumpit

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se cilido nga dy kandidatët kryesorë amerikanë për president që do të dalë fitimtar në zgjedhje, për Kosovën do të jetë mirë. Por ai mendon se me fitoren e Trumpit, problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhjes shumë shpejt.

“Demokratët dinamikën e kanë shumë të ngadalshëm në zgjidhjen e problemeve globale por janë shumë më të kujdesshme, janë shumë më të sigurt”, thotë Zeka.

“Në planin afatgjatë demokratët nuk bijnë një zgjidhje të shpejtë për Kosovën që ndoshta do të për ne ndonjëherë e pakënaqshme por duke pasë parasysh që dialogu për ne është primar, për shkak se shteti i Kosovës nuk po mundet me marrë frymë se është Serbia që po e ngulfat shtetin e Kosovës, unë mendoj se Trumpi në një afat të shkurtër do të kemi një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Zeka mendon se këtë herë Trump do të jetë humbës.

“Bindja ime është që kësaj radhe do të fitoj Bideni. Por për Kosovën për shkak të ritmit edhe shpejtësisë dhe dinamikës që ka tregu presidenti Trump në çështjen e Kosovës për ne më shumë na konvenon fitorja e Trumpit.”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)