Historia e vendimeve të presidenteve amerikanë për Kosovën

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 22:37
 Historia e vendimeve të presidenteve amerikanë për Kosovën

Kosova ndër vite ka pasur raporte të mira me presidentë amerikanë, e veçantë lidhja e kosovarëve me Clintonin.

Pak kush e kishte menduar se në atë kohë, një delegacion kosovarë do të futej në Kongresin Amerikan.

Por një gjë e tillë ndodhi në vitin 1989, kur përfaqësues të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën vizituan Uashingtonin.

Kjo edhe cilësohet si një pikë ku amerikanët më shumë se kurrë drejtuan sytë nga Kosova.

Disa vite më vonë, edhe zyra Ovale u hap për ish presidentin e Kosovës.

Por mbështetja amerikane nuk u ndal me kaq.

Presidenti i 42 i SHBA-ve ishte ai që dha urdhrin për përfundimin e luftës në Kosovë..

Në vendin e çliruar, ish presidenti amerikan erdhi disa herë dhe u prit si hero.

Në vitin 2000 në krye të shtëpisë së bardhë erdhi George Bush, por asgjë nuk ndryshoi në raport me Kosovën.

Zyra ovale u në sërish nikoqire e delegacionit kosovar.

E e tri vjet më pas, jo larg Kosove, George Bush dha lajmin më të mirë që e prisnin kosovarët

Në vitin 2008 sërish ndryshime në shtëpinë e bardhë, por të njejtë me Kosovën.

Praktikën e njejtë e ndoqi edhe presidenti aktual, Donald Trump.

Angazhimi i tij, u pa edhe në marrëveshjen e fundit me Kosovës dhe Serbisë.

Por shqiptarët, megjithatë lidhjen më të afërt e kanë pasur me demokrat.

Trump, sipas ligjëruesit të sistemit amerikan  në UP, u mundua me marrëveshjen e fundit të krijojë një afërsi më të madhe me kosovarët.

Pavarësisht se kush vjen në krye të shtëpisë së bardhë, e palëkundur mbetet miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve.

(Kosova Sot Online)