Vazhdon numërimi i votave, kaq vota elektorale kanë kandidatët deri më tani

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 08:09
Vazhdon numërimi i votave, kaq vota elektorale kanë kandidatët deri më tani

Vazhdon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden.

Joe Biden ka fituar në Minnesota, shtet i cili ka 10 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump shënoi një fitore të rëndësishme në Florida. Florida ka 29 vota elektorale.

Aktualisht Biden kryeson me 215 vota elektorale, ndërsa Trump ka 165 vota elektorale.

Ndërkohë po numërohen vota në shtete deçizive të cilët do të përcaktojnë fituesin.

(Kosova Sot Online)