Kryeministri Hoti reagon pasi një polic u rrah në Fushë Kosovë

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:56
Kryeministri Hoti reagon pasi një polic u rrah në Fushë Kosovë

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti përmes një reagimi e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës dje në Fushë Kosovë.

Hoti i ka ftuar qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë  mekanizmat ligjorë, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Por, thekson se integritetit fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm

Ai ka kërkuar nga Prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë  rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia.

(Kosova Sot Online)