Rexhep Selimit i konfirmohet aktakuza nga Tribunali Special, nesër shkon në Hagë

  • E. /
  • 04 November 2020 - 19:48
 Rexhep Selimit i konfirmohet aktakuza nga Tribunali Special, nesër shkon në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur se i është ngritur një nga Gjykata Speciale.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qyterarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shtoi Selimi në FAcebook.

(Kosova Sot Online)