Lexoni edhe:
Familjari i Jakup Krasniqit: Është nisur drejt Hagës me një aeroplan Special, nuk e dimë a ka mbërritur
Pas arrestimit të Jakup Krasniqit dhe konfirmimit të aktakuzës së deputetit të VV-së, Rexhep Selimi ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të papranueshme pamjet e bastisjes dhe transferimit në Hagë të Krasniqit.
Ai tha se edhe Krasniqi sikur të pranonte një ftesë, do t’i përgjigjej drejtësisë njëjtë ashtu si Selimi.
“Nuk ka dilemë që Jakup Krasniqi do të pranonte çdo ftesë dhe do t’i përgjigjej drejtësisë, ashtu sikurse ju përgjigj edhe Rexhep Selimi. Të dy këta, janë ndër luftëtarët e dalluar që në kohën më të vështirë, morën armët për të mbrojtur vendin nga regjimi kriminal i Serbisë. Roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për konsolidimin e radhëve të UÇK-së. Jam i bindur që lufta e tyre është e pastër, siç ishte i pastër ideali i të gjithë luftëtarëve për lirinë e vendit!”, ka shkruar Lushtaku.
Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.
(Kosova Sot Online)