Mërgim Lushtaku reagon pas aktakuzave të Speciales

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 11:32
Mërgim Lushtaku reagon pas aktakuzave të Speciales

Pas konfirmimit të aktakuzave të ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe deputetit Rexhep Selimi, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Lushtaku, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj është e drejtë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë!”, ka deklaruar Lushtaku.

Deputeti kosovar ka kërkuar unitet politik në kohën kur, siç thotë ai, vendi po përballet me procese të rënda politike.

“Tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet të forcave politike përballë këtyre proceseve të rënda që po kalon bërthama e shtetësisë UÇK-ja dhe vet shteti ynë”, ka shtuar tutje ai.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme iu është konfirmuar aktakuza ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit. Një gjë të tillë e kanë bërë me dije nga partia, përmes një komunikate për medie.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe. Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhej në komunikatë. 

(Kosova Sot Online)