Ministri Zemaj jep detaje për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 12:51
Ministri Zemaj jep detaje për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka zhvilluar takim me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të biseduar për organizimin e zgjedhjeve që do të mbahen në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH.

Prioriteti ynëë ështëë shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithëë duhet të respektojmëë masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisëë Covid-19”, shkruan Zemaj në FB.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të 29 nëntorit, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19,  duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera, duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.

Përkitazi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie biseduam sot me Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka.

Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH.

Prioriteti ynëë ështëë shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithëë duhet të respektojmëë masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisëë Covid-19.

(Kosova Sot Online)