Edi Rama: Thaçi e ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë
Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj të parit të Kosovës, ka reaguar i pari i legjislativit të Shqipërisë ka thënë se Thaçi e ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do e mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK’së.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.
Përgjatë ditës së sotme, iu është konfirmuar aktakuza e ngritur përpara gjashtë muajsh ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Prokurorisë së Specializuar, Thaçi po akuzohet për krime lufte përgjatë luftës së fundit të Kosovës.
Sot iu është konfirmuar aktakuza edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, të cilit po i rëndojnë të njëjtat akuza nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.
(Kosova Sot Online)