Ambasadori britanik në Kosovë: Ne e respektojmë dorëheqjen e presidentit Thaçi në interes të Kosovës

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 19:35
 Ambasadori britanik në Kosovë: Ne e respektojmë dorëheqjen e presidentit Thaçi në interes të Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka respektuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës.

Abbott përmes një postimi në Twitter tha se e mbështesin Vjosa Osmanin si ushtruese e detyrës së presidentit.

“Ne e respektojmë dorëheqjen e presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim Ushtruesin e Detyrës së Presidentit Osmani për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Abbott.

Sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)