Bideni e rrit edhe pak epërsinë në Georgia, që për Trumpin është “jetë a vdekje”

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 14:58
Bideni e rrit edhe pak epërsinë në Georgia, që për Trumpin është “jetë a vdekje”

Kandidati demokrat prë president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka shtuar edhe pak epërsinë ndaj Trumpit në Georgia, shtet kyç në garën e ngushtë.

Media  paradite raportoi se Bideni e përmbysi në mënyrë senzacionale epërsinë e Trumpit në këtë shtet, kur kishte 917 vota më shumë se kandidati republikan.

Sidoqoftë, sipas të dhënave më të reja të televizionit CNN, kjo epërsi tash ka shkuar në 1.097 vota, që megjithatë ende nuk e mbyll garën në Georgia, sepse janë edhe mijëra vota pa u numëruar.

Rezultati aktual në Georgia (Burimi: CNN)

Epërsia e Bidenit në këtë shtet të rëndësishëm që ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor erdhi pasi ish-nënpresidenti amerikan bëri thirrje për qetësi të enjten në mbrëmje.

Thirrja e tij erdhi pas një konference të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ku ai përsëri pretendoi se i ka fituar zgjedhjet dhe u mundua ta kontestojë procesin e numërimit duke hedhur dyshime të pabaza për manipulime.

Media  më herët të premten raportoi se si përkrahësit e Trumpit dhe vetë ai po mundohen që të shkaktojnë kaos përmes protestës para një qendrë të numërimit të Filadelfia të Pensilvanisë, qytet që cilësohet si bastion i Partisë Demokratike.

(Kosova Sot Online)