Lexoni edhe:
Një ditë para se të nisej në Hagë, Thaçi fali dy të burgosurit për rastin Bllaca
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të mbrojtjes nga pandemia COVID-19, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku ndalohet veprimtaria disa subjekteve afariste dhe bizneseve.
Sipas këtij vendimi, puna gjatë kësaj fundjave u lejohet: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
Një ditë para se të nisej në Hagë, Thaçi fali dy të burgosurit për rastin Bllaca Lexoni edhe:
Sipas njoftimit, do të vazhdojnë shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
“Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim thuhet po ashtu se “Pezullohen paragrafët 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi”.
“Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës; Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
Ndërkaq, ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja, derisa numri i viktimave ka arritur në 732.
(Kosova Sot Online)