Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj familjares, arrestohet prishtinasi

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 09:32
Ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj familjares, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjares së saj.

Policia në raportin 24 orësh ka deklaruar se rastin viktima e ka lajmëruar dje rreth orës 11:45, duke deklaruar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

“Prishtinë 08.11.2020-11:45. Viktima f/k  ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)