Ambasadori gjerman në Beograd thotë se Serbia duhet ta zgjidh problemin me Kosovën para anëtarësimit në BE

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 11:29
Ambasadori gjerman në Beograd thotë se Serbia duhet ta zgjidh problemin me Kosovën para anëtarësimit në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se imazhi i Bashkimit Evropian (BE) nuk është shumë pozitiv në Serbi.

Schieb ka kërkuar që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen përpara anëtarësimit të kësaj të fundit në BE.

“Sundimi i ligjit vendos gjithashtu shpejtësinë me të cilën Serbia po i afrohet BE-së. Kosova nuk është çështja e vetme, ka shumë tema të tjera teknike. Serbia është në mes të këtij procesi. Por po, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është i nevojshëm. Ekziston një proces negociatash, Miroslav Lajcak po e udhëheq atë në emër të BE dhe qëllimi është që të dy palët të bien dakord mbi një marrëveshje të plotë që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, citohet të ketë thënë ambasadori Schieb.

Gjithsesi, sipas tij, Serbia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit.

“Sigurisht që mund të përfitojë nga ato që BE ka për të ofruar. Ne duhet të punojmë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai për mediat serbe. 

(Kosova Sot Online)