Këtu mund ta ndiqni LIVE paraqitjen e parë të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

  • G.G /
  • 10 nëntor 2020 - 15:20
Këtu mund ta ndiqni LIVE paraqitjen e parë të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

Pas pak minutash, ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale.

Veseli, sikur edhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë në luftë, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html 

(Kosova Sot Online)