68 të prekur me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:31
68 të prekur me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, 59 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 10 prej tyre janë në gjende më të rëndë.

“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 25 pacientë janëë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3463637240381352

(Kosova Sot Online)