Hoti: Bizneset e institucionet që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për së paku tre muaj

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 13:01
Hoti: Bizneset e institucionet që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për së paku tre muaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar masat që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Ai njoftoi se bizneset apo instituticionet që nuk i zbatojnë këto masa do të mbyllen për së paku tre muaj.

“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkuptojnë se nëse një restaurant, biznes, dyqan apo institucion nuk i zbaton këto masa do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit”.

Tutje, ai ka ndarë masat e reja në bazë të zonave të komunave. Komunat në zona të kuqe do të ndalojnë aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka deklaruar Hoti.

(Kosova Sot Online)