Shpërthen Bekë Berisha në Kuvend: Ky Avdullahu i vogël e me syza shkoi e kreu marrëveshjen, tjerëve nuk ua majti

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 16:24
 Shpërthen Bekë Berisha në Kuvend: Ky Avdullahu i vogël e me syza shkoi e kreu marrëveshjen, tjerëve nuk ua majti

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, ka prekur, me aq sa ka mundur, tema në seancën e sotme të Kuvendit për interpelancë. Ka mbrojtur kryeministrin Avdullah Hoti, e ka folur për “ata që u tutën” të shkojnë e të takohen me Trumpin, duke aluduar në ish-kryeministrin

Sipas Bekë Berishës, vendi nuk mund të përçahet edhe më tutje, sepse ka arritur kulmin e përçarjes. Me një gjuhë jo aq të përshtatshme, deputeti i AAK’së, ka mbrojtur kryeministrin Hoti në një interpelancë të thirrur ndaj tij në Kuvend.

S’ka ku na përçajnë më shumë, se s’ka ku shkon më shumë. Historikisht kemi qenë kështu”, ka thënë Berisha.

Duke komentuar kryeministrin Hoti fizikisht “me syze”, “i vogël”, Bekë Berisha thotë se është në përkrahje të kryeministrit që mori vendime të guximshme.

“Shumë prej burrave nuk jau majti me shku me u taku me presidentin Trump, se u tutshin mos po iu del me një shpatë, se ai Trumpi nuk i vet letrat. E po të dilte një marrëveshje e keqe, do të thoshte që ky tradhtari,

“Po të ishte një marrëveshje e mirë, krejt kishin thanë na e kryjtëm, se këtë Avdullahun e vogël nuk e pyet askush”, ka shtuar ai.

“E mori guximin qyky Avdullah Hoti me syza e shkoi e kreu marrëveshjen”.

Berisha ka komentuar nedhe cështjen e Presidentit, për të cilin post, ai e përkrah shefin e partisë së tij, Ramush Haradinajn.

 “Në këtë situatë, krejt këta deputetë me i pyet a dojnë me u bë President, krejt thonë po. Unë e di që shumë këtu janë të mençur, por po du me thonë një fjalë të Ahmet Zogut: Unë jam mbret i dy milionë mbretërve, e Shqipëria si një pus”.

(Kosova Sot Online)