Kryeministri Hoti dhe deputeti i Vetëvendosjes fjalosen keq për punën e Task Forcës

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 17:05
 Kryeministri Hoti dhe deputeti i Vetëvendosjes fjalosen keq për punën e Task Forcës

Në seancën e Kuvendit që po mbahet, kryeministri Hoti është ftuar në intepelancë shkaku i shuarjes së Task-Forcës ku ky i fundit është përplasur keq me deputetin e VV’së, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci ka akuzuar kryeministrin se ka shkarkuar Task-Forcën shkaku se Hoti dhe zyrtarët e LDK’së janë hetuar nga e njëjta.

“Ky kryeministër është intervistuar po nga kjo Task-Forcë më 14 mars,ditë e enjte dhe Hykmete Bajrami është intervistuar më 4 mars ditë e hënë, unë kam qenë gazetar dhe i kam parë si kanë shku kto. Kjo është hakmarrje, në cilësinë e dëshmitarit të kuptohemi, por ish-ministri ka kallëzim penal. Kjo është hakmarrje tipike e LDK’së nuk po e kontesoj a ka gabime ligjore, por qysh u bë që filloj ofenziva e dënimeve ua dënuan inspektorat ua dënuan Naser Osmanin ju u qut qenka anti-ligjore. E keni pasë ministrin e Drejtësisië dhe tash po del antiligjore. Jo sepse po hakmerreni sepse Avdullah Hotit ja kanë arrestu inspektorat në zyre në komunë të Prishtinës”, tha Bajqinovci.

Pas fjalës së Bajqinovcit ka reaguar ashpër shefi i qeverisë duke thënë se pikërisht informatat e tilla të Bajqinovcit janë problemi kryesor që personat publikë kanë qasje në një Task-Forcë të policisë.

“Task-Forca vazhdon punën ashtu si ka qenë. Shqetësim është fjalimi yt, sepse unë jam kryeministër unë nuk kam qasje sepse nuk guxoj sipas ligjit, një deputet thotë I kam të dhënat e sigurta nga puan e Task-Forcës, ky është problemi. Ky është argumenti më i fuqishëm se kjo duhet me u riformu dhe askush nuk duhet të ketë qasje në punën e Task-Forcës”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)