Ish-ambasadori kritika Osmanit për akuzat ndaj BE’së: Kështu s’kishte folur Rugova me miqtë

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:03
Ish-ambasadori kritika Osmanit për akuzat ndaj BE’së: Kështu s’kishte folur Rugova me miqtë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Associated Press ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian dhe ka akuzuar Brukselin se po e favorizon Serbinë si një ‘fëmijë të llastuar’.

“Ne duhet të konsiderohemi si një partner i barabartë përgjatë dialogut. Nëse kjo ndodh, vendos bazën për një dialog të suksesshëm në të ardhmen’, ka thënë Osmani.

Një gjuhë të tillë po e konsideron si jodiplomatike anëtari i LDK’së, Anton Berisha. Sipas tij, intervista e Osmanit në Associated Press është shqetësuese.

“Është tepër shqetësuese gjuha jodiplomatike qe ka përdorur u.d. presidentit te Kosovës, zonja Vjosa Osmani ndaj Bashkimit Evropian”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, këto kritika të pamatura e dëmtojnë pozicionin edhe ashtu të rënduar të Kosovës, dhe kujton se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte vepruar ndryshe në diplomaci.

“Kritikat e pamatura dhe një gjuhe e pamatur ne intervistën dhënë Associated Press ndaj BE-se, vetëm mund te dëmtojnë pozicionin e Kosovës edhe ashtu te renduar”, ka shtuar tutje ai.

“Ka vite qe zyrtare te larte shtetëror te Kosovës, pa marre asnjë përgjegjësi për veprimet e veta kane sulmuar BE-ne, dhe shtetet specifike te saj, thua se ato janë detyruese e te varura nga ne. e jo e kundërta siç e tregon realiteti.

Ne, ne raport me BE-ne dhe partneret e kemi te provuar miqësitë e rezultatet e arritura përmes gjuhës diplomatike, te bute, argumentuese e falënderuese qe përdorte dr. Ibrahim Rugova, e qe ne thelb ishte ne linjën e kulturës evropiane”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)