Skandaloze: Ish pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 15:48
Skandaloze: Ish pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione

Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste.

Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai.

Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/11/DN7hxTYFRzYoQycgA3hi_16_523c4260a241836c3cdc0c8ae82a2a05_video_480p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)