Shkon në afro 55 milionë numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në botë

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 15:53
 Shkon në afro 55 milionë numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në botë

54 milionë e 978 mijë e 57 raste me Covid-19, raportohen në gjithë botën.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, 1 milionë e 326 mijë e 860 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa, 38 milionë e 243 mijë e 617 persona janë shëruar. Amerika prinë në listë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 11 milionë e 374 mijë e 487 raste, pas saj India me 8 milionë e 857 mijë e 836, si dhe Brazili me 5 milionë e 863 mijë e 93 raste.

(Kosova Sot Online)