I dyshuari për tentim vrasjeje arrestohet në Bibliotekën Kombëtare

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 10:03
I dyshuari për tentim vrasjeje arrestohet në Bibliotekën Kombëtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në objektin e Bibliotekës Kombëtare.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Biblioteka kombëtare, Prishtinë 11.11.2020 – 21:10. Me datë 16.11.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 11.11.2020 kishte ndodhur rasti vrasje në tentativë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të lëndës e ka ri kualifikuar rastin në lëndim të rëndë trupor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)