Dyshime se një 14-vjeçar u keqtrajtua për shkak të mosmabjtjes së maskës, IPK nis hetimet

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 11:23
Dyshime se një 14-vjeçar u keqtrajtua për shkak të mosmabjtjes së maskës, IPK nis hetimet

Refik Hyseni nga Fushë Kosova deklaron se e ka shtrirë djalin në repartin e Pediastrisë në QKUK, pasi sipas tij ai është keqtrajtuar nga një zyrtar policor për mosmbajtje të maskës.

Ky prind pretendon se zyrtari policor fillimisht e ka shoqëruar të miturin në stacionin policor e më pas i njëjti ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj tij.

Lidhur me rastin në fjalë, Inspektorati Policor i Kosovës thotë se është informuar përmes Linjës së Kaltër dhe konfirmon nisjen e hetimit preliminar.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacionet fillestare lidhur me këtë rast përmes Linjës së Kaltër (080003333) dhe hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim preliminar.

Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në një përgjigje me shkrim të IPK-së.

https://www.facebook.com/refik.hyseni.7/posts/3641328965928456

(Kosova Sot Online)