Komisioni nga Serbia që heton vrasjet e gazetarëve del me kërkesë për Gjykatën Speciale

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 11:37
Komisioni nga Serbia që heton vrasjet e gazetarëve del me kërkesë për Gjykatën Speciale

Komisioni për hetimin e vrasjeve të gazetarëve ka kërkuar nga Gjykata Speciale të hetojë vrasjet e gazetarëve në Kosovë.

Ky komision ka kërkuar që Dhomat e Specializuara të ngrejne aktakuzë për 17 gazetarët e rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë, shkruan B92.

Komisioni për hetimin e vrasjeve të gazetarëve në Serbi ka mirëpritur aktivitetet e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pas aktakuzave të para të publikuara, Komisioni është dëshpëruar që është marrë parasysh asnjë rast i vrasjes dhe kidnapimit të gazetarëve.

Ky komision ka vlerësuar se për momentin territori i Kosovës është më i madhi për numrin e rasteve të pazgjidhura të gazetarëve të kidnapuar dhe të vrarë, gjithsej 17 raste.

Komisioni i Gazetarëve të Serbisë ka bërë thirrje që të hetohen edhe vrasjet e gazetarëve shqiptarë, siç janë, Ismail Berbatovci, Afrim Maliqi, Enver Maloku, Shefki Popova, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti.

Ky komision ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara që të mos lejojnë mosndëshkimin e gazetarëve të vrarë në Kosovë, që të mbesë barrë e cila do të shkatërrojë përfundimisht lirinë e mediave dhe gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë dhe Komisioni sëbashku janë në dispozicion të Gjykatës Speciale.

(Kosova Sot Online)