Hasani: Si sot më 17 nëntor 1994 u themelua UÇK-ja

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 10:52
Hasani: Si sot më 17 nëntor 1994 u themelua UÇK-ja

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka kujtuar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hasani në Facebook ka thënë se sot është ditëlindja e UÇK-së.

“Si sot më 17 nëntor 1994 u themelua Ushtria Çlirimtare të Kosovës, Atëbotë për herë të parë jehoi emri i saj në Kosovë e në botë, më vonë UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e Çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë. Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë për liri. Lavdi UÇK-së”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/nait.hasani.1/posts/4812747975465938

(Kosova Sot Online)