Shkolla në Kamenicë kalon në mësim online 6 punonjës dalin pozitiv me Covid-19

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 12:29
Shkolla në Kamenicë kalon në mësim online 6 punonjës dalin pozitiv me Covid-19

Gjendja për shkak të pandemisë Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendim për caktimin e disa masave të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premta e javës së kaluar.

Ani pse u mbyllën universitetet, shkollat fillore vazhduan më mësim fizik, por që herë pas here disa nga to po vazhdojnë mësimin online për shkak të të infektuarve.

Edhe shkolla fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin të Kamenicës, mbylli sot dyert, derisa mësimi do të vijohet nga distanca. Kjo pasi që 6 punonjës, gjegjësisht 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë dalë pozitiv me Coronavirus. Njësoj po veprohet edhe me shkolla të tjera.

(Kosova Sot Online)