Nagavci: Sjellja e Ministrisë së Shëndetësisë është shumë joserioze, gjendja me pandeminë është e rëndë

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 14:13
Nagavci: Sjellja e Ministrisë së Shëndetësisë është shumë joserioze, gjendja me pandeminë është e rëndë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila njëherësh është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se Ministria e Shëndetësisë është joserioze sa i përket gjendjes me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Ajo është shprehur se kjo ministri nuk ka plan për menaxhimin e pandemisë, si dhe po  ngjall vetëm pasiguri te qytetarët.

“Sjellja e Ministrisë së Shëndetësisë është shumë joserioze. Ajo është pa planë, dhe po ngjall pasiguri te qytetarët . Gjendja me pandeminë është e rëndë”, tha Nagavci.

(Kosova Sot Online)