Numri i lartë i viktimave nga COVID-19, të burgosurit paguhen për t’i transportuar trupat

  • A.P /
  • 17 November 2020 - 17:48
Numri i lartë i viktimave nga COVID-19, të burgosurit paguhen për t’i transportuar trupat

Në El Paso në Teksas, koronavirusi është përhapur shumë. Ndërsa për të përballuar numrin e madh të viktimave dhe dhënien e lamtumirës së fundit, autoritetet e shërbimeve funerale kanë punësuar të burgosurit.

Nëntë të burgosur që qëndrojnë në burgun e kontesë kanë pranuar ta bëjnë këtë punë, për një pagesë prej 2 dollarësh në orë.

Puna e tyre është transportimi i trupave të viktimave të COVID-19 në godinën kryesore të morgut, por edhe në makina frigoriferike, ku trupat ruhen përkohësisht.

Gjykatësi i kontesë, Ricardo Samaniego, tha për CNN se të burgosurit “po i jepnin një dorë” stafit të mbingarkuar.

Të burgosurit janë të gjithë të dënuar për vepra jo të rënda dhe punojnë për 8 orë në ditë, të pajisur me veshje mbrojtëse. Gjykatësi tha se kjo ishtë një zgjidhje e përkohshme, pasi ata do të zëvendësohen nga Roja Kombëtare e Teksasit.

Që prej muajit mars në El Paso kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 75 mijë pesona, me thuajse1000 raste të reja çdo ditë që prej fillimit të nëntorit. Por numri i lartë i viktimave ka bërë që trupat të ruhen në makina frigoriferike, pasi në morg nuk ka më vend.

(Kosova Sot Online)