Policia polake reklamon arrestimet e ish-krerëve të UÇK’së, e ngatërrojnë fotografinë e Jakup Krasniqit me Hysni Gucatin

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 10:46
Policia polake reklamon arrestimet e ish-krerëve të UÇK’së, e ngatërrojnë fotografinë e Jakup Krasniqit me Hysni Gucatin

Policia e Polonisë përmes faqes zyrtare në twitter kanë publikuar një shkrim në të cilin tregojnë për arrestimet e kryera në Kosovë nga Njësia Speciale polake në kuadër të misionit të EULEX-it.

Megjithatë në përshkrimin e tyre thonë se e kanë arrestuar Jakup Krasniqin të akuzuar nga Haga për krime lufte, derisa në fotografinë që kanë vendosur për të ilustruar lajmin e kanë vendosur fotografinë e kreut të OVL’së, Hysni Gucatit.

Gjithashtu në faqen zyrtare të policisë kanë publikuar një komunikatëpër media ku tregojnë për arrestimin që forcat speciale polake kanë kryer në Kosovë në kuadër të EULEX-it.

“Policët polakë aktualisht janë grupi më i madh në misionin EULEX në Kosovë. Policët polakë marrin vlerësime shumë të larta nga autoritetet e misionit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në aktivitete”, thuhet në komunikatën zyrtare.

(Kosova Sot Online)