Sali Berisha për personin që e akuzon Lulzim Bashën lidhur me incizimet: Ka probleme mendore

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 13:57
Sali Berisha për personin që e akuzon Lulzim Bashën lidhur me incizimet: Ka probleme mendore

Ish-kryeministri Berisha i cilësoi si haluçinante deklaratat e Milaim Bellanicës, se ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës kasetën për masakrën serbe ndaj shqiptarëve në Krushë të Madhe.

Në intervistën në ABC, Berisha tha se Bellanica nuk është mirë mendërisht, gjë e cila po shfrytëzohet nga armiqtë e UÇK-së dhe Shqipërisë.

“Këta merren me njerëz të sëmurë që kanë haluçinacionet dhe obsesionet e tyre duke i shfrytëzuar pastaj kundër shqiptarëve dhe UÇK-së”, tha ish-kryeministri.

Ndërkohë, Berisha zbuloi edhe një sekret me një ministër të Jashtëm të Serbisë disa vite më parë në Tiranë.

“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)